Sot është luajtur takimi mes Elbasanit dhe Sopotit, i cili përfundoi me shifrat 1-1, ku në fillim realizuan librazhdasit dhe në fundin e pjesës së parë barazuan vendësit e Elbasanit. Por, në fund të ndeshjes ata që shpërthejnë në akuza janë miqtë, të cilët pretendojnë për dy penallti të padhëna në favor të tyre.
Më tej ata nuk shfajësohen te arbitrimi për rezultatet e gjashtë javëve të para të kampionatit, ku kanë vetëm 3 pikë, duke marrë përgjegjësitë pas gjithë kësaj situate kaotike që mbizotëron në klub.