Ditën e premte më 13, dhjetor në “Air Albania Stadium” u zhvillua për herë të parë derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana (1-2). Sfida e kryeqytetit pati një interesim të lartë nga tifozët, kjo dhe për faktin se zhvillohej në stadiumin e ri dhe shënoi shifrën rekord për pjesëmarrjen e tifozëve në një ndeshje të Superiores, më shumë se 19000 mijë vetë.
Përposë modernizimit të stadiumit dhe komoditetit moderatorja e njohur, njëkohësisht dhe tifoze e Partizanit, Dasara Karaiskaj ka reaguar fortë ndaj trajtimit të bërë në stadium. Pas lajmit për dënimin e klubeve për thyerjen e stolave të stadiumit moderatorja ka vënë në dukje problematikat në stadium. Me një postim në rrjetin e saj social teksa e ka quajtur eksperiencën e saj në stadium zhgënjyese, moderatorja ngre zërin për çmimet e larta dhe cilësinë e ofruar në stadium.
“Eksperienca ime ne stadium ne kete derby ishte per te thene pak zhgenjyese. Njerez qe trajtoheshin si dele, si kope….Ju rrofshin shkallet e bukura, peshku nga koka do qelbet perseri. Organizim skandaloz. Na i rremuan çantat qe te mos kishim asgje me vehte, e pastaj i lane femijet pa ngrene e pa pire, s’kishte furnizim mjaftueshem…tre gjera ofroheshin gjithsej neper pikat e shitjes e stadiumit dhe edhe ato… qimet e kokes, nje hotdog 5 mije lek te vjetra. Cammoooon. Edhe ate nuk ta jepnin siç duhej, ta hidhnin si qen. Skandal. Ama ato karriget e stadiumit se mos ju gerricen aman. Yyyt, rrace e qelbet. Mos u ngopshi”, shkruan moderatorja Dasara Karaiskaj.