Mladen Milinkoviç “shpërthen” sërish ndaj gjykimit. Trajneri i Luftëtarit pas barazimit ndaj Teutës u shpreh se sot u luajt hendboll dhe jo futboll, pasi sipas tij goli u shënua me dorë. Ia çfarë thotë ai për Supersport.
“Pas pësimit të golit jam larguar nga stadiumi dhe nuk kam parë çfarë ndodhi. Për golin nuk dua të bëj komente, të gjithë mund ta shohin vetë”.
Ishim në presion pjesën e parë, sepse ëshët hera që luajmë një ndeshje kaq të rëndëisshme, pasi me një fitore renditeshim të katërtit. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, shënuam një gol, ndërsa në fund e patë vetë. U dhanë pesë minuta shtesë, u luajtën shtatë. Në hendboll është e rregullt të shënosh me dorë…
Nuk di si do reagojë skuadra pas kësaj ndeshje, pais lojtarët kanë ndjenja. Kjo ishte një goditje e madhe dhe shpresojmë të mbijetojmë.
Vendi i katërt nuk është më në dorën tonë. Tani duhet të ishim me 60 pikë”, përfundoi ai.