Çështja mes Barcelonës dhe Griezmann duket se po vjen drejt fundit. Sikurse raporton media katalanase, Sport, Barcelona do të paguajë brenda 2 ose 3 ditëve të ardhshme klauzolën e lojtarit. Bëhet fjalë për 120 milionë euro në drejtim të Atletico Madridit, që kërkon të marrë maksimumin nga francezi.
Tashmë mbetet për t’u parë se ç’do të ndodh me këtë çështje, pasi edhe situata mes Antoine Griezmann dhe Atleticos së fundmi është acaruar shumë. Ndërkohë, skuadra nga kryeqyteti spanjoll nuk ka vonuar shumë dhe e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Ditën e djeshme është prezantuar edhe Joao Felix, i ardhur nga Benfica, për shumën e 126 milionë eurove.