Pas humbjes së Burrelit ndaj Besës me rezultatin 1-3, kanë reaguar tifozët burrelas, të cilët kanë postuar një reagim në faqen e e klubit, që administrohet nga vetë ata.
Tifozët i kanë kërkuar falje trajnerit të klubit të tyre, pasi fillimisht kanë menduar se fajtor për humbjen ishte tekniku i ekipit, por së fundmi tifozët nuk mendojnë kështu, duke hedhur akuza të rënda ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Në reagimin e publikuar, thuhet se ndeshja ishte e trukuar dhe se gisht në të kishte FSHF-ja.
Reagimi i plotë:
“I kerkojm ”falje” trajnerit aktual te Burrelit !
-Menduam se fajin e humbjes 1-3 ndaj Beses e kishte trajneri aktual i Burrelit , por jo . Keto pune ishin me te thella se kaq . Lojtari i skuadres tone me iniciale K.B ka pasur mosmarreveshje gjate ndeshjes me drejtuesit e klubit te Burrelit dhe me shoket e skuadres . Sipas lojtarit ne fjale ndeshja ka qene e blere nga klubi i Beses ndaj dhe ai eshte acaruar me stafin e klubit dhe me shoket e skuadres . Servilet e Bashkise Burrel , pra Policia e Burrelit , kane shoqeruar per ne komisariat lojtarin ne fjale . Forcat e rendit , kane arsyetuar gabimin fatal te tyre qe e kane shoqeruar lojtarin per ne komisariat per shkak te sjelljes se tij . Por nje pyetje morale qe i bejme vetes tone si tifoze po na ben te vuajm . A duhet te shoqerohet ne komisariat nje lojtar i cili po mbronte dinjitetin e Burrelit , dinjitetin e Kategorise se Pare , dinjitetin e futbollit te trukuar shqiptar dhe i cili ka kerkuar shmangjen e nje trukimi ???Nderkohe sulltani i vendosur ne krye te Federates Shqiptare ben sehir ne haremin e tij . Ndoshta edhe bashkia me stafin drejtues nuk eshte se kane shume faj . Mos harroni se ne fillim te sezonit ishte ”MBRETI I FEDERATES” i cili fali te gjitha detyrimet e klubeve te Kategorise se Pare . Ndoshta ai tashme u ka vendosur nje kusht drejtuesve te klubit , qe ktu do behet si te them une , pasi ju kam falur detyrimet . Une e vendos kush bie nga Kategorie dhe kush ngjitet nje kategori me lart .”