Një lajm shokues ka ardhur ditën e sotme në Kosovë, nga ekipi i KF Hajvalia. Skuadra e femrave është tërhequr nga gara. Edhe pse ndodhet në vend të parë në kampionat, klubi do të tërhiqet për arsye financiare.
“Edhe përkundër shumë rezultatve të mira që kemi pasur me klubin e KF Hajvalia, edhe pjesëmarrjes si klubi i parë që kemi marrë pjesë në Champions League, edhe pse jemi në vendin e parë në ligë dhe kemi shumë gjasa që të shpallemi përsëri kampion, ne me klubin e KFF Hajvalia do të tërhiqemi nga garat kampionale në kategorinë e femrave, për arsye të mungesës së stadiumit, shpenzimeve të shumta pa përfitim”, thuhet në komunikimin për media të Hajvalisë.
“Me këtë rast falënderojmë të gjitha futbollistet për kontributin e dhënë dhe nga sot të gjitha janë të lira”, është porosia e fundit e Hajvalisë.