Manchester City njihet si një ekip që sjell lojtarë të shumtë gjatë merkatove. Një politikë e ndjekur nga sheikët arabë që kur ata kanë ardhur në krye të klubit të “cittiziens”. Nga të ardhurit e fundit te ekipi i Guardiolas është edhe Benjamin Mendy. Mbrojtësi i majtë i cili e nisi sezonin shumë mirë duke qenë një titullar i padiskutueshëm është ndalur nga dëmtimi së fundmi.
Por Mendy di si të bëhet protagonist edhe pa luajtur. Ai nga të gjithë njihet si “mbreti i rrjeteve sociale”. Postimet e tij plot humor e kanë bërë atë të veçantë për të gjithë dhe ai sërish nuk zhgënjen me postimin e rradhës. Në një foto ku ai shihet i rrethuar nga stjuardesa bukuroshe ai njofton Manchester City se ka “ndërruar” ekip. “Më vjen keq Manchester City por unë gjeta ekipin tim të ri”. Këto janë fjalët me plot humor të francezit i cili ka bërë të gjithë për vete në rrjetet sociale.