Deklaratë shokuese nga ish-gjyqtari Lorenc Jemini. I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, Jemini ka zbuluar se vite më parë pas ndeshjes, Vllaznia-Flamurtari disa persona e kanë kërcënuar duke I nxjerr edhe “shot gun” te xhami i makinës. Një skenë e pabesueshme dhe e denjë për filma, por që është përjetuar nga ish-gjyqtari i Superligës që ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s.
“Ka qenë ndeshja Vllaznia-Flamurtari vite më parë. Duke ardhur rrugës na la policia, sa ikëm me makinë, shikoj një makinë para në autostradë që ul shpejtësinë dhe kthehet papritur vjen edhe një makinë tjetër në krahun e majtë e një nga mbrapa .
Dy ishin pa targa, kur shikoj një me një armë ‘shot gun’ më vjen tek xhami. Benz-i mbyllej nga brenda e nuk hapeshin dyert. Gjeta një hapësirë futem mes dy makinave e dola, por këta na ndiqnin, derisa në një moment u ndesha me Forcat Renea, por unë nuk iu mbaja mend as fytyrat.”