Coronavirus vazhdon të japë efektet e saj në futboll, edhe pse fuqia është zbehur. Luca Joviç do t’i mungojë disa ditë Real Madridit, pasi lojtari nga Serbia ka takuar një mik, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në këto kushte, edhe vetë Joviç do të futet në karantinë. Lajmi është bërë i ditur nga El Chiringuito TV.
Gjithsesi, Zidane e ka inkuadruar vetëm 391 minuta këtë sezon, ndaj nuk pritet të ndikojë shumë në këtë fund kampionati. Joviç ka qënë pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit, po ashtu edhe e Benfikës.