Kampionati i maqedonisë së veriut zhvilloj sot ndeshjet e javës së 16-të, ku nuk munguan golat e shumtë. Vardari kryesues nuk arriti dot të fitonte në trasfertë ndaj Sileks, në një sfidë e cila u mbyll 2-2.
Struga Trim Lum mori 3 pikë të arta në shtëpi kundër shkëndijës, duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Shkupi vijon rezultatet pozitive, ku këtë herë ia doli të bindë edhe me lojë, përvec rezultatit. 3-1 përfundoj ndeshja për shkupjanët që përballeshin me Akademija Pandev. Barazim 1-1 mes Renovas dhe Makedonija Gp, ndërsa Rabotnicka-Borec ka përfudnuar me rezultatin 2-1 .