Shkupi ia doli të merrte 3 pike të rëndësishme në shtëpi ndaj Renovës, në kuadër të kampionatit maqedonas. Shkupjanët fituan 2-1, në një 90 minutësh interesant.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga skuadrat nuk konkretizoi dot. Goli erdhi pas 55 minutash lojë, me vendasit që “tundin rrjetën” falë Adetunji. I dyti erdhi nga Alvarez, 20 minuta nga fundi.Kështu, Shkupi është në vendin e parë me 26 pikë. Miqtë nga Renova janë një vend më poshtë me 21 pikë të grumbulluara. Ky ishte takimi i vetëm i elitës maqedonase, i rezervuar për ditën e sotme.
Në vend të fundit qëndron Pelister, me 4 pikë.