Bekim Balaj është transferuar te Sturm Gaz në Austri. Sulmuesi shkodran bën një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë duke kaluar një ekip me emër siç është Sturm Gazi. Lojtari i Kombëtares shqiptare kishte mbetur pa ekip pas largimit nga Rusia, megjithatë është menaxheri i njohur, Shkumbin Qorrmemeti që sërish nuk fal duke mundësuar një tjetër transferim me shumë vlera.
Agjenti në fjalë njihet tashmë në vendin tonë për punën e mrekullueshmë që ka bërë duke transferuar mjaft futbollistë nga Shqipëria drejt kampionateve elitare.
Kujtojmë që sezonin e fundit Balaj ishte pjesë e Ahmat Groznyt në Rusi duke arritur të shënojë 3 gola në 22 ndeshje të aktivizuara. 28-vjeçari prej vitesh aktivizohet në skuadra elitare në Europë ku vlejnë të përmenden Rijeka, Slavia e Prahës, Jagielloniea.