Nesër, do të luhen ndeshjet e fundit të këtij sezoni futbollistik. Vllaznia do të luajë kundër Laçit, ndeshje që duhet fituar doemos me goleadë nga shkodranët. Veç kësaj, kuqeblutë duhet të shpresojnë që Apolonia të ndalë Teutën. Presidenti Koço Kokëdhima është shprehur se nuk do të ketë tolerime ndaj durrsakëve.
Komentet janë të shumta në rrjetet sociale. Ndërsa, së fundmi është ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika që ironizon Kokëdhimën. Duke qenë se kreu i fierakëve është shprehur se ekipi i tij do të luajë për të dhënë maksimumin, ish-kryebashkiaku vlonjat shkruan: “Ky është dhe burrë i fjalës në fakt”.