Ditën e sotme skuadra e Skënderbeut ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë të kampionatit tonë. Korçarët janë ndalur në këtë takim duke mos marrë asgjë më shumë se sa një barazim të “bardhë” pa gola.
Kjo ndeshje vjen fill pas fitores që Skënderbeu regjistroi ndaj Kastriotit në ndeshjen e dytë të kampionatit, ku arritën të fitonin me rezultatin e thellë 3-0.