Elita e kampionatit maqedonas zhvilloi sot takimet e radhës.
Shkëndija mori një fitore të rëndësishme në transfertë, teksa mposhti 1-3 Renovën. Golat u shënuan nga Ljuma, Krivak dhe Ibraimi, ndërsa në krahun tjetër realizoi Selmani.
Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Rabotnickit, në një 90 minutësh interesant. Në ndeshjet e tjera, Borec ”asfaltoi” 3-0 Pelister, Belasica befasoi Akademija Pandevin 1-2 dhe Struga Trim dhe Lum u mbyll 2-2.
Shkëndija qëndron në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa fill pas saj vjen Shkupi me dy pikë më pak. Kampionati maqedonas është rritur shumë në nivel loje në vitet e fundit, e kjo duket qartë.
REZULTATET: