Aventura në futbollin europian nuk mund të quhet zyrtarisht e mbyllur për Shkëndijen. Pas eliminimit nga Champions League, kuqezinjtë kanë mundësinë të “luftojnë” në zonën e Europa League.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Qatip Osmani do të mësojë ditën e enjte kundërshtarin për raundin e “play-off”-it të Europa League midis irlandezëve të Cork dhe norvegjezëve të Rosenborgut.
Ndeshja do të luhet pas dy ditësh në Norvegji ku kampionët e vendit nordik gati e kanë hipotekuar kualifikimin në raundin tjetër pas fitores një javë 2-0 në fushën e irlandezëve.
Ndeshjet e fazët së “play-off”-it të Europa League do të luhen në datat 23 dhe 30 gusht.