Në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar ndeshjet e ¼ të Kupës. Shkëndija e Tetovës është eleminuar nga kompeticioni prej skuadrës tjetër shqiptare, Strugës. Ndeshja ka përfunduar 0-0 dhe janë dashur penalltitë, me miqtë që janë treguar më të saktë nga 11 metra.
3-4 ka fituar Struga, që renditet tanimë mes katër skuadrave më të mira dhe do kërkojë kalimin në finale. Në këtë fazë nuk ia ka dalë as Shkupi kryesues, që është mundur po me penallti nga Makedonija GP. 4-1 nga 11 metra, me bardhekaltërit e Shkupit që eleminohen nga Kupa. Sileksi ka mundur Bregalinca, ndërsa Pelister dhe Vardar është shtyrë për një tjetër datë.