Klubi tetovar i Shkëndijës me anë të një postimi në sajtin zyrtar të klubit ka bërë me dije se tashmë duhet harruar suksesi në turin e parë eleminator të Europa League, ku u arrit kualifikimi përballë një kundërshtari të vështirë si Krakovia e Polonisë, dhe përqëndrimi duhet kaluar tek përballjet e turit të dytë përballë azezëve të Neftçit.
Edhe pse me kalimin e turit të parë Shkëndija arriti objektivin duke shkruar historinë, tetovarët do tentojnë të bëjnë sërish surprizën duke eleminuar Neftçi Baku dhe kaluar në turin e tretë.
Ndeshja e parë Neftçi – Shkëndija luhet të enjten e 14 korrikut në orën 18:00 në Baku të Azerbajxhanit.