Shkëndija e Tetovës ka arritur të mposhtë ditën e sotme Golemo Konjarin me rezultatin 11-0, duke kaluar në këtë mënyrë në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë arritën të dominon në rezultat dhe në lojë duke shkëlqyer para tifozëve të tyre. Seria e golave u çel nga Juffo në minutën e katërt, ndërsa një minutë më vonë dyfishoi Bojku.
Më pas takimi foli i gjithi për Shkëndijën ku Junior arriti të shënonte golin e tretë. Juffo mendon përsëri për të shënuar, duke katërfishuar rezultatin. Pjesa e parë do të kishte të tjerë gola, pasi Agushi dhe Totre plotësojnë numrin gjashtë të golave në këtë fraksion loje. Në pjesën e dytë do të shënoheshin përsëri një numër i madh golash, me Totren, Zejnullahun dhe Imerin që shënoi një tripletë të tijën në këtë takim.