Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultatin 2-0 kundër skuadrës së Pobedës. Ky takim u luajt në Ohër në stadiumin “Atina Bojaxhi” dhe ashtu siç raporton infosport.mk, golat u shënuan nga Zhunior dhe Izair Emini.
Kjo sfidë ishte e vlefshme si miqësore dhe të dy trajnerët provuan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Pas këtij takimi, Shkëndija do të kthehet në Tetovë, ndërsa në 20 janar do të niset për fazën përgatitore në Turqi.