Maqedonia e Veriut zhvillon sot sfidat e radhës në kampionat.
Shkëndija pret në shtëpi Rabotnickin, me objektivin e vetëm: tre pikët. Të besuarit e Ernest Gjokës janë në një formë të mirë, ndaj kërkojnë të vijojnë të njëjtën rrugë.
Duel interesant është ai mes Vardarit dhe Renovës, me të dy ekipet që kërkojnë të mos dalin pa pikë. Struga Trim & Lum ka një transfertë delikate, teksa do i duhet të masë forcat me Pelisterin.
Makedonija GP kërkon ngjitjen në tabelë, e asgjë nuk do jetë e lehtë përballë një rivali si Akademija Pandev. Të gjtiha ndeshjet fillojnë në orën 14.30.