Një shkëmbim i pamenduar më parë mund të ndodhë gjatë merkatos në janar. Aksi Barcelonë-Manchester duket se do jetë “i nxehtë” gjatë këtij sesioni merkatoje. Bëhet fjalë për një shkëmbim lojtarësh mes Barcelonës dhe Manchester United.
Dy lojtarët për të cilët bëhet fjalë se do bëhet shkëmbimi janë Martial dhe Rakitic. Duket se një shkëmbim i tillë do ishte i leverdisshëm për të dy kampet. United është në kërkim të një mesfushori pas dëmtimit të Fellainit dhe duket se Rakitic plotëson kërkesat e Mourinhos.
Nga ana tjetër Barcelona është në kërkim të një sulmuesi ku pas dëmtimit të Dembele dhe formës jo të mirë të shfaqur nga Deulofeu duket se Martial është ideali për t’iu bashkuar në sulm Messit dhe Suarez.