Eni Imami u largua pak ditë më parë nga Kukësi pas një zënke që pati me trajnerin Peter Pacult. Edhe pse kjo gjë pritej prej kohësh, përplasja e fundit i ka vënë “kapakun” kësaj çështje. Mbrojtësi tashmë është lojtar i lirë dhe në këto kushte po kërkon skuadër për sezonin e ri.
Së fundmi zbulohet për Imamin ka shfaqur interes klubi i Kamzës. Edhe pse kryeqytetasit kanë Vangjo Zguron në këtë pozicion, mësohet se mund të ketë një këmbim. Kukësi të marrë Zguron, ndërsa Imami të konfirmohet te kamzalinjtë për sezonin e ri.
Ende nuk ka diçka zyrtare, por siç thotë populli, ku ka zë nuk është pa gjë.