Liria e Bledi Shkëmbit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Vllaznisë së Pollozhanit. Të besuarit e trajnerit korçar kanë bërë gjithçka mirë, megjithatë nuk kanë arritur të marrin një fitore. Ekipi prizrenas dominoi takimin, me një lojë që u luajt më shumë në mesin e fushës. Pas kësaj ndeshje, Liria mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa Vllaznia në të fundit me katër pikë.
Krejt ndryshe ka qenë sot situata për ekipin e Mirel Josës. Skuadra e Prishtinës është mundur në transfertë me rezultat të pastër 3-0 nga kryesuesit e Llapit. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tetë me Gentrit Begollin, ndërsa rezultati u dyfishua nga Hamdi Namani. Pjesa e dytë ishte më e balancuar dhe bardhekaltërit patën disa raste shënimi. Megjithatë, atëherë kur nuk pritej Florim Berbatovci vulosi fatin e takimit në 3-0. Pas kësaj fitoreje Llapi mbetet në vendin e parë me 17 pikë, ndërsa Prishtina qëndron 5 pikë larg.