Në studion e “Gol pas Goli” në Supersport, ish kapiteni i Skënderbeut Bledi Shkëmbi ka folur për barazimin e rradhës të kampionëve në Durrës. “Skuadra ka luajtur mirë dje në Durrës, sidomos në pjesën e parë prodhoi dhe kërkoi shumë. Salihi vuan për të gjetur golin por duhej të bënte ndoshta më tepër ekipi për të. Dje kanë patur përballë Teutën më të dobët të këtij sezoni dhe ndoshta kjo ja bëri më të thjeshtë Skënderbeut për tu shprehur mirë në fushë”, ka deklaruar Shkëmbi.
Pas tij ka folur edhe Bashkim Tufa që ka ngritur një pyetje. “Ky Skënderbe nuk ngjason fare me atë të para disa viteve. Unë se kuptoj pse keni kaq shumë pretendime. Kjo skuadër nuk bën asgjë për të patur atë petkun e kampionit në fushë”, ka deklaruar Tufa.