Shkëlzen Gashi do të rikthehet në Europë dhe konkretisht në Zvicër. Ish lojtari i Kombëtares kuqezi ka zgjedhur që të vijojë karrierën në Kontinentin e Vjetër. Sipas mediave Zvicerane, Gashi ka arritur marrveshjen me ekipin e Aarou dhe pritet të bashkohet me helvetët në fillim të vitit 2020. Më herët, lojtari me origjinë nga Prishtina ka luajtur me Basel në kampionatin zviceran.
Gashi vjen nga një eksperiencë në Shtete e Bashkuara, duke qenë pjesë e Colorado Rapids. I dalë nga planet e drejtueve në “tokën e ëndrrave”, 31 vjeçari ka zgjedhur të kthehet aty ku e nisi, në Zvicër. Aaraou është pjesë e Ligës së Parë zvicerane dhe prej vitesh nuk merr pjesë në Superligën e këtij vendi. Projekti i ri i klubit e sheh Gashin titullar në sulm, me skuadrën që pretendon elitën pas disa vitesh mungese.