I ftuar në emisionin”Rubrika Sportive”, Shkëlqim Muça, ish-trajner i shumë skuadrave në Superligë, ka folur për ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit. Ai nuk ka lënë pa përmendur momentet e hyrjes së tifozëve në fushë.
Muça ka thënë: ” Unë kur kam qenë tek Tirana i kam thënë tifozave të rinjë, ti oza nuk jeni ju, por janë baballarët tuaj. Ata na shihnin ne duke luajtur në fushë, jo ne ndeshje, por në stërvitje. Kur humbisnim ne ata qanin, ata e shihnin Tiranën për qefin e tyre, e adhuronin, kurse iu nuk e doni ekipin”.