Klubi i Teutës ka bërë me dije se ish -futbollisti Bledar Mancaku do të jetë pjesë drejtuese e akademisë së Durrsakëve.
Bledar Mancaku ka dhënë kontributin e tij edhe më parë tek skuadrat zinxhirë të Teutës, në cilësinë e menaxherit tek të rinjtë, ndërsa tashmë ka zgjedhur të provojë një rol të ri jashtë fushës së blertë.
I njohur me “nofkën” Fenomen, Mancaku do të ndihmojë skuadrën për të promovuar talentet e rinj, për të ndihmuar sadopak ekipin e parë me elementë cilësorë.