Kornel Predesku fiton “zemrat” e tifozëve të Skënderbeut. Pas miqësores që korçarët zhvilluan sot kundër Kombëtares U21, mesfushorit rumun ka marrë shumë komente pozitive në faqen zyrtare të Facebook-ut të kampionëve.
Një gol dhe një paraqitje mbresëlënëse mbi të gjitha, kanë mjaftuar që tifozët e Skënderbeut të besojnë se skuadra tashmë ka gjetur “Shkëmbin” e ri.
Fantazi dhe qarkullim loje, siguri dhe njohje të mirë të portës ishin elementët që e dallonin Predeskun në ndeshjen e sotme miqësore.