Emanuel Mensah mund t’i bashkohet skuadrës së Kukësit. Ish-sulmuesi i Laçit ka nisur tratativat me verilindorët dhe parimisht bëhet e ditur që është arritur akordi mes palëve.
24-vjeçari pëlqehet nga trajneri Armando Cungu dhe shkodrani ka dhënë “OK”-në që ai të vishet me fanelën kuksiane. Pritet me interes të shihet se si do të mbyllen këto tratativa. Nëse Mensah rikthehet sërish në Shqipëri, do të ishte një vlerë e shtuar për kampionatin tonë.
Kujtojmë që ai ishte pjesë e Laçit në sezonin 2016-2017, skuadër me të cilën arriti të shënonte 4 gola. Cilësitë e tij në fushë dhe veçanërisht shpejtësia që e karakterizonte i dhanë një tjetër dinamikë lojës së kurbinasve.