Elseid Hysaj debutoi për herë të parë me Napolin në fazën e grupeve të Champions League. Shqiptari i mbrojtjes kuqezi bëri një paraqitje të mirë duke marrë shpesh herë edhe duartrokitjet e publikut me inkursimet e tij në zonën kundërshtare. Edhe agjenti i shkodranit, Mario Xhiufredi e u shpreh i kënaqur nga paraqitja e lojtarit të tij, ku theksoi që 95 % të meritës e kishte vetë 23 vjeçari, ndërsa vetëm 5 % e kishte ai.
Kujtojmë që Napoli arriti të fitonte me rezultin 2-1 në fushën kundërshtare të Dinamos së Kievit.