Ish-lojtari i mirënjohur në kampionatin tonë, Elis Bakaj është kthyer në lojtarin kryesor për ekipin e tij, Shakhtyor Soligorsk në Superligën Bjelloruse. I transferuar nga Kukësi tek Soligorsk në 2018, Bakaj është nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin bjellorus.
Soligorsk është në vendin e 3 në kampionat dhe sot luan ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Neman të cilën e fituan me rezultatin 6-0. Ka qenë lojtari shqiptar ai i cili ka hapur serinë e golave, pasi ka shënuar i pari në minutën e 7 të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Elis Bakaj është bërë protagonistë po ashtu në golin e 4, i cili ka asistuar për shokun e tij të skuadrës.
Kujtojmë që Shakhtyor sëbashku me Bakajn do të luajnë të enjten ndeshjen e kthimit e vlefshme për Europa League, me ekipin italian Torino. Ndeshja e parë përfundoi 5-0 për italianët, por Bakaj dhe ekipi i tij do të tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze përpara tifozëve të vet.