Etrit Berisha ka folur për aventurën e tij te Atalanta në Itali, ku po kalon një moment shumë të mirë. “Gardiani” i portës kuqezi është i shprehur i lumtur me skaudrën e re, teksa ka deklaruar:
“Në Bergamo shkova me qëllimin për të treguar aftësitë e mija dhe të ndihmoja ekipin që të ngjitej sa më lart. Klubi dhe trajneri më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Kemi nisur një aventurë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë”.
Për sa i përket ndeshjes së kombëtares, Berisha shtoi për Supersport:
“Më Kombëtaren kemi një ndeshje deçizive. Mendoj që kemi mundësi të mira për të arritur në vendin e dytë. Për fat të mirë të gjithë lojtarët duken në formë të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kjo ndeshje duhet të na gjejë në formën më të mirë të mundshme”.