Tifozët e Partizanit duken se e kanë gjetur emrin e ri për pankinën e kuqe. Në një moment kur përflitet një i huaj për të zëvendësuar Dritan Mehmetin e larguar, mbështetësit kryeqytetas sugjerojnë që në krye të 16-herë kampionëve të Shqipërisë të emërohet Shpëtim Duro.
Një emër i njohur në futbollin shqiptar që ka qenë në vitin 2015-të në krye të kryeqytetasve. Në lajmërimin e klubit të Partizanit për shkarkimin e Mehmetit, pikërisht në postin e të kuqve, “vërshojnë” qindra komente që kërkojnë Duron për stolin. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa përfliten trajnerë italianë për të marrë drejtimin e “demave”.
Tifozët e kanë thënë fjalën e tyre, tashmë është në dorën e drejtuesve të zgjedhin ose jo Duron. Tekniku kryeqytetas ishte në krye të Laçit, por pas eleminimit nga Kupat e Europës, ai u largua nga kurbinasit.