Dje, Flamurtari luajti kundër Tiranës, ndeshje e cila nuk u përfundua për shkak të kushteve të vështira atmosferika. Takimi i Kupës së Shqipërisë u ndërpre pasi në terrenin e stadiumit “Selman Stërmasi” ishte i pamundur të luhej prej reshjeve të dendura të shiut. Kësisoj u vendos që minutat e mbetura të zhvillohen ditën e sotme.
Mirëpo, në momentin që delegati Lysien Nyrishmi së bashku me stafet teknike të dy skuadrave vendosën ta shtynin për ditën e sotme, drejtori sportiv i Flamurtarit, Ardi Behari ka deklaruar: “Çfarë do të bëjmë? Na shkoi Kupa e Shqipërisë 10 milionë lekë grumbullim”.
Kujtojmë që lojtarët e kuqezinjve janë të grumbulluar në Fushë-Krujë dhe një natë më shumë ka rënduar xhepin e klubit vlonjat. Kujtojmë që 25 minutat e luajtura përfunduan me rezultatin 0-0.