Fiorentina vijon të punojë për mbajtjen e lojatrëve të rëndësishëm. Dusan Vlahoviç ka arritur akordin me klubin vjollcë për rinovim deri në vitin 2025. Vllahoviç shihet si e ardhmja e skuadrës, duke amrrë parasysh talentin dhe potencialin që ka. Sulmuesi serb kërkohej nga Juventusi si zëvëndësuesi ideal i Higuain. Kësisoj, bardhezinjtë duhet të fokusohen në objektiva të tjerë, me emrat që janë të shumtë.
Fiorentina kërkon të nisë negociatat edhe me Chiesan për të vazhduar bashkëpunimin. Skuadra vjollcë renditet në vendin e 13-të në Serie A dhe rënditja nuk ëshët ajo që pritej.