450 mijë euro do të jetë buxheti financiar që do të vendoset në dispozicion të skuadrës së Kukësit për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit kanë zbardhur këtë shifër vërtetë të lartë për të përballuar sezonin e ri që përfshin të gjitha nevojat që ka skuadra duke filluar që nga pagat e lojtarëve, akomodimet dhe shërbimet e tjera që do të kryen gjatë vitit në vijim.