Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Partizanit dhe Tiranës (NDESHJA – VIDEO). Wiliam Corderio shënoi fillimisht për Partizanin, ndërsa Muçi shëpton bardheblutë nga humbja pasi minuta nga fundit arrin të gjej golin duke I dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Në fund të ndeshjes ka pasur tension mes skuadrave kur po shkonin drejt dhomave të zhveshjes (VIDEO). Newsport.al mëson se Bruno Telushi nga Partizani dhe Elton Cale kanë vazhduar duelin në tunelet e Air Albania, ndërsa është dashur ndërhyrja e skuadrave për të shuar sherrin. Të dy lojtarët janë kapur me fjalë, ofendime dhe kanë shkëmbyer bërryla por situate nuk ka agravuar edhe falë ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë.