Donjet Shkodra u afrua te Flamurtari në merkaton e verës. Mesfushori kosovar ka shkëlqyer në fushën e blertë, teksa ka kontribuar edhe me gola për ekipin e tij. Shkodra i shënoi atë supergol Skënderbeut, por gjithashtu ndëshkoi edhe bardheblutë në ndeshjen e fazës së dytë.
Sot, mësohet se ai do ta nisë sit titullar ndaj Partizanit. Në këtë mënyrë trajneri Shpëtim Duro do të ketë në fushën e blertë një “armë” më shumë për t’i marrë pikë kryeqytetasve.