E diela ka qenë dita e Endri Çekiçit, pro jo e Lokomotivës së Zagrebit. Shqiptari arriti që të shënojë super-gol nga jashtë zonës në pjesën e dytë, duke barazuar përkohësisht rezultatin kundër Inter Zapresiç, megjithatë, skuadra vendëse arriti që të shënojë sërish duke e fituar ndeshjen.
Çekiçi e nisi si titullar ndeshjen e sotme në kampionat, duke lënë në stol Eros Grezdën. Pogradecari luajti si titullar deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa goli i shënuar prej tij nuk mundi që ti japë asnjë pikë Lokomotivës, duke bërë kështu që të mos regjistrojnë sërish rezultat pozitiv.
https://www.youtube.com/watch?v=eBdY5j-33YU