Laçi mori një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Kukësit. Një ndeshje e cila u mbyll me polemika pasi te Kukësi protestuan për penalltinë e dhënë në favor të Laçit që vulosi edhe fitoren. Golat e ndeshjes u shënua nga Musta dhe Lushkja për Laçin, ndërsa për Kukësin, Eze. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, mbrojtësi i Laçit, Emiliano Musta u shpreh:
Goli? “E festova me trajnerin Duro që ka besuar shumë të mia kur të tjerë nuk e kanë bërë dhe ky gol është për të. Motivohem pak më shumë ndaj Kukësit e shpresoj të shënoj sa më shumë.
Çdo herë i marrë gjërat seriozisht, kisha besim se mund të shënoja edhe nga penalltia. Nuk e dëgjova që trajneri Duro përmendi emrin e Lushkjes që do ta godiste dhe unë u tërhoqa.
Kukësi vjet kishte skuadrën më të mirë, por grupin që ka Laçi nuk e kam kaluar ndonjëherë dhe shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha”.