Arbër Zeneli ishte autori i golitë për Kosovën që nuk arriti të dilte me fitore nga stadiumi “Fadil Vokrri”. Sulmuesi i Kosovës në përfundim të ndeshje u shpreh për “SuperSport” se skuadra është zhgënjyer për rezultatin e marrë.
“Normalisht qe jemi të zhgënjyer dhe dëshpëruar sepse ne pjesën e parë nuk ishim në nivel dhe lejuam golin e bullgarëve”, ka thënë fillimisht Zeneli.
“Në pjesën e dytë ishim më të mirë, luajtëm presing dhe më shpejt, pastaj edhe shënuam golin e barazimit”.
“Jemi të dëshpëruar sepse jemi më të mirë sesa që jemi treguar në pjesën e parë”.
“Duhej të luanim topin më shpejt, por në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë dhe pasi patëm edhe rastet për fitore kjo na bënë të lumtur”, përfundoi sulmuesi i Kosovë