Futbollistët vazhdojnë të jenë objektivi kryesor dhe më i pëlqyer për hajdutët. Këtë radhë “viktima” është mesfushori me tipare sulmuese i Lazios, Milinkovic Savic.
Ditën e shtunë teksa Lazio luante në “Olimpico” sfidën e vështirë ndaj Juventus, tre hajdutë janë futur në shtëpinë e Savic duke i bërë dëme të mëdha.
Lazio fitoi ndaj Juventus me rezultatin 3-1 duke përmbysur rezultatin, ndërkohë njeriu i ndeshjes ishte pikërisht Savic, i cili në minutën e 74 ngriti në këmbë të gjithë stadiumin me golin e avantazhit për Lazion. Siç raporton “Il Mattino”, futbollisti i Lazios nuk pati kohë të festonte fitoren e madhe me ekipin e tij, teksa është telefonuar nga policia për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e tij.
Nga raportimet e para deklarohet se policia ka marrë kamerat e sigurisë, ku janë vënë re tre hajdutë me maska, të cilët kanë marrë sende me vlerë në shtëpinë e Milinkovic Savic