Elseid Hysaj shënoi ditën e djeshme golin e parë në Serie A pas 6 vitesh. Mbrojtësi shkodran arriti të realizonte një supergol pas një gjuajte nga jashtë zones duke I dhënë 3 pikë Napolit.
Goli i parë për Hysajn nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga presidenti I FSHF-s, Armand Duka që i ka kushtuar një status në rrjetet sociale. Numri një I futbollit shqiptar është shprehur I lumtur për paraqitjen e kapiteni të Kombëtares dhe shpreson të vazhdojë me këto ritme pasi në muajin shtator do të luhen ndeshjen e National League.
“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime”, shkruan Duka në postimin e tij.