Ajax pësoi një eleminim shokues në minutat e fundit të ndeshjes. Një gol i Lucas Moura në minutën e fundit i dha finalen Tottenhamit. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Ajax, De Ligt u shpreh se kjo ishte e pabesueshme.
“Kemi bërë një super ndeshje në pjesën e parë. Dëshironim t’i mbanim larg zonës tonë, por ishin fantastik duke na shënuar 3 gola. Nuk e di çfarë të them, kjo që ka ndodhur është e pabesueshme. Sezoni ishte shumë i bukur, por në rast se nuk fitojmë kampionatin nuk do të jetë i tillë”, u shpreh De Ligt.