Juventusi arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Genoas në minutat e fundit. Një penallti e fituar nga Ronaldo dhe e kthyer në gol nga vetë portugezi bëri që bardhzinjtë të rikthehen në krye të Serie A. Në fund të ndeshjes për “Sky Sport”, ka folur dhe “heroi” i Juventusit, Cristiano Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje mjaft e vështirë përballë një skuadër mjaft të organizuar. Besuam dhe kemi provuar deri në fund dhe ia kemi dal të shënojmë dhe për këtë jam shumë I kënaqur. Me kalimin e kohës ishim pak në ankth pasi duhet të fitonin me çdo kusht dhe në fund arritëm të dilnim me 3 pikë. Interi? E dinim se duhet të fitonim pasi ata fituan dje. Fakti që ata renditeshin para nesh ishte një stimbul më shumë për ne. E merituam të fitonim pasi krijuar shumë aksione”, u shpreh Ronaldo.