Heroi i Skënderbeut që shënoi golin e fitores ndaj Teutës, Liridon Latifi, pas ndeshjes foli për Supersport.
“Për mua çdo gol ka shumë rëndësi, nuk ka dallim. Për sa kohë golat vlejnë pikë, janë të gjithë shumë të rëndësishëm.
Si çdo sulmues, edhe unë ëndërroj të shënoj sa më shumë. Kam mësuar shumë nga Salihi, të cilin e falënderoj.
Duhet të jemi seriozë dhe të fitojmë titullin kampion, pastaj të shohim në verë për të ardhmen”, përfundoi Latifi.