Southampton barazoi 2-2 me Burnley në shtëpi. Sfida e Premier League ka parë Armando Brojën në fushë nga minuta e parë, me shqiptarin që nuk zhgënjeu duke e dërguar topin në rrjetë. Do duhej minuta e 50 që Broja të kalonte të tijtë në avantazh 2-1, me një diagonale.
Edhe pse rezultati u barazua nga miqtë, Broja vlerësohet me notën 7.1, si njëri ndër më të mirët në fushë. Pas ndeshjes, trajneri i Southampton, Hasenhuttl ka vlerësuar shqiptarin.
“Armando Broja por edhe Livramento janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne dhe janë afrime absolutisht pozitive që kemi bërë në verë. Ne e dimë se lojtarët e rinj mund të kenë një shans në klubin tonë.
Ndeshja ishte pak e komplikuar por shënuam dhe kaluam në avantazh por ashtu siç shkoi më pas pjesa e dytë mendoj se barazimi është rezultati më i drejtë. Shpresoj që Broja të mos ketë asgjë serioze me kyçin e këmbës, pasi ndiente dhimbje dhe ndaj e zëvendësova”, tha trajneri i Southampton.