Maqedonia e Veriut arriti ditën të djeshme të merrte një fitore historike 3-1 ndaj Islandës në shtëpi. Ky triumf i dërgoi maqedonasit për të parë në histori në “Play Off” e Kupës së Botës dhe tashmë do të luajnë dy ndeshje të tjera për të shpresuar te kualifikimi.
Një lojtarët më të mirë në fushë që shënoi edhe gol për Maqedonin ishte Ezgjan Aliovski. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti me origjinë shqiptare u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore, ndërsa theksoi se preferonte që të luante përballë Zvicrës në “Play Off”.
“Ne jemi të kënaqur shumë, por rruga është shumë e gjatë. Nuk është e lehtë, por kaq sa kemi arritur është historike. Pas Europainit, është hera e parë që shkojmë në “Play Off”, është historike për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë ta kalojmë edhe barazhin pastaj do të jetë festë e madhe.”
Mund të ndesheni me Portugalinë, pasi Serbia ia ka marrë vendin e parë?
Varet, do të jetë e vështirë ndaj Portugalisë, por në futboll nuk ka favoritë, mund të ndodhë çdo gjë.
Cilën skuadër nuk do të doje ta kishe përballë, Portugalinë apo Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës?
Zvicrën e kam qejf, sepse jetoj në Zvicër dhe nuk kam luajtur kurrë kundër kësaj përfaqësueseje.