Diego Costa u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 28-të të ndeshjes ndaj Barcelonës. Sulmuesi spanjoll protesoi ndaj arbitrit Gil Manzano. Disiplina ka vendosur zyrtarisht ditën e sotme 8 ndeshje pezullim për Diego Costën për fyerja dhe prekje ndaj arbitrit.
4 ndeshje pezullim për fyerjet ndaj arbitrit dhe 4 ndeshje pezullim për prekjen nga krahu. Në këtë mënyrë Federata spanjolle e ka ndëshkuar rëndë sulmuesin e Atletiko Madrid që pothujase e ka mbyllur sezonin.